Presidenti – është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës.
President i Republikës së Kosovës mund të zgjidhet çdo shtetas i Republikës së Kosovës, i cili e ka mbushur moshën tridhjetë e pesë (35) vjeçare. Presidenti i Republikës së Kosovës zgjidhet nga Kuvendi, me votim të fshehtë. Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual. Zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Presidenti i Republikës së Kosovës fillon mandatin pasi të ketë dhënë betimin para Kuvendit të Kosovës. Teksti i betimit rregullohet me ligjin. Mandati i Presidentit është pesë (5) vjet.
Pas përfundimit të mandatit të parë, Presidenti mund të rizgjidhet vetëm edhe një herë. Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër publik. Pas zgjedhjes, Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike.
Detyrat e Presidentit së Republikës së Kosovës
Presidenti i Republikës së Kosovës:
- përfaqëson Republikën e Kosovës brenda dhe jashtë;
- garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të përcaktuara me këtë Kushtetutë;
- shpall zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës dhe thërret mbledhjen e parë te tij;
- nxjerr dekrete në pajtim me këtë Kushtetutë;
- shpall ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës;
- ka të drejtën e kthimit për rishqyrtim të ligjeve të miratuara, nëse konsideron se janë të dëmshme për nteresat legjitime të Republikës së Kosovës ose të një a më shumë komuniteteve të saj. Të drejtën e rikthimit të një ligji mund ta shfrytëzojë vetëm një herë;
- nënshkruan marrëveshjet ndërkombëtare në pajtim me këtë Kushtetutë;
propozon amendamente për këtë Kushtetutë; - mund të referojë çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese;
- udhëheq politikën e jashtme të vendit;
- pranon letrat kredenciale të shefave të misioneve diplomatike të akredituar në Republikën e Kosovës;
është Komandant Suprem i Forcave të Sigurisë të Kosovës; - udhëheq Këshillin Konsultativ për Komunitete;
- cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike ose të koalicionit, që përbën shumicën e Kuvendit;
- emëron dhe shkarkon Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës;
- emëron dhe shkarkon gjyqtarët e Republikës së Kosovës me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës;
- emëron dhe shkarkon Kryeprokurorin e Shtetit të Republikës së Kosovës, me propozimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës;
- emëron dhe shkarkon prokurorët e Republikës së Kosovës, me propozimin të Këshillit Prokurorial të Kosovës;
- emëron gjyqtarët për Gjykatën Kushtetuese, me propozimin e Kuvendit;
- emëron Komandantin e Forcave të Sigurisë të Kosovës, pas rekomandimit të Kryeministrit;
- së bashku me Kryeministrin, emëron Drejtorin, Zëvendësdrejtorin dhe Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë;
- vendos për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, në konsultim me Kryeministrin;
- mund të kërkojë mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Kosovës dhe i kryeson ato në kohën e Gjendjes së Jashtëzakonshme;
- vendos për formimin e misioneve diplomatike e konsullore të Republikës së Kosovës, në bazë të konsultimit me Kryeministrin;
- emëron dhe shkarkon shefat e misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës, me propozimin e Qeverisë;
- emëron Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve;
- emëron Guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës i cili shërben edhe si Drejtor Menaxhues dhe emëron anëtarët e tjerë të Bordit të Bankës;
- jep medalje, mirënjohje dhe çmime, në pajtim me ligjin;
- shpall falje individuale, në pajtim me ligjin;
- së paku një herë në vit i drejtohet Kuvendit të Kosovës përkitazi me fushë veprimtarinë e tij/saj.
Kabineti i Presidentit është organi më i lartë i presidencës së Republikës së Kosovës i cili përbëhet nga struktura e paraqitur në vijim:
- Presidenti,
- Këshilltari i lartë politik,
- Këshilltari i lartë politik për ekonomi,
- Këshilltari i lartë politik për Arsim, Shkencë dhe Kulturë,
- Këshilltari Politik për Çështje Ligjore,
- Këshilltari për media dhe zëdhënës i zyrës së presidentit,
- Këshilltari politik,
- Këshilltari politik për Integrim Evropian.
Presidenti i Republikës së Kosovës
Prof.Dr. Fatmir Sejdiu u zgjodh President i Kosovës më 10 shkurt 2006 dhe përsëri u rizgjodh në mandatin e dytë. Para se të ushtronte detyrën e presidentit Fatmir Sejdiu ka qenë anëtar i Kryesisë së LDK-së si dhe Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së. Ai ishte edhe anëtar i Komisionit Qendror për organizimin e Referendumit për pavarësinë e Kosovës të mbajtur më 1991 si dhe për disa vite me radhë ishte deputet në Kuvendin e Kosovës, pastaj është zgjedhur Sekretarë i Përgjithshëm i Kuvendit dhe Kryetarë i Komisionit për Çështje Kushtetuese. Kurse, më vonë është zgjedhur anëtar i Kryesisë së Kuvendit.
Presidenti i parë i Kosovës
Dr Ibrahim Rugova është presidenti i parë i zgjedhur i Republikës së Kosovës. Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e para shumë partiake për Kuvendin e Kosovës, mbajtur më 24 maj 1992. Më vonë, Dr. Ibrahim Rugova, u rizgjodh President i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Gjithashtu LDK-ja nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e para lokale në Kosovë në tetor të vitit 2000, në zgjedhjet e para nacionale në vitin 2001 dhe u rizgjodh President në zgjedhjet e dyta lokale të vitit 2002, si dhe në zgjedhjet e fundit nacionale më 2004.
Presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, dekoroi Presidentin historik të Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës që kanë bërë “vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.
Për më shumë informacion rreth Presidentit dhe Kabinetit të Presidentit të Republikës së Kosovës, mund të vizitoni Ueb-faqen zyrtare të Presidentit të Republikës së Kosovës.
- PS mbledh Grupin Parlamentar, vendoset për seancën e së enjtes (2010-03-10 16:51:35)
- Kriza ekonomike, Papandreu: Takimi me Obamën ishte pozitiv (2010-03-10 16:33:49)
- Për hir të veprave të mëdha (2010-03-10 15:28:26)
- Kërcënimi i komisionerit të PD, në Ruzhdie: “Do të vras, do të fus plumbin, pis, qen…” (2010-03-10 14:23:08)
- Verdikti i GJND-së për Kosovën shtyhet deri në gusht (2010-03-11 12:46:32)
- Mikola Azarov, kryeministër i ri i Ukrainës (2010-03-11 12:39:02)
- Papandreu: SHBA-të kanë mirëkuptim për pozicionin grek për emrin (2010-03-11 11:34:44)
- Ilir Meta sot e viziton Beogradin (2010-03-11 10:28:16)
- Faturimi i energjisë, OSSH pranon abuzimet (2010-03-11 12:41:07)
- Berisha: Së shpejti rruga Tiranë-Elbasan, por do kushtojë (2010-03-11 11:36:47)
- "Parashikohen tërmete në Kosove, por jo katastrofikë" (2010-03-11 10:35:07)
- Shkarje të dherave në Currila, shembet një ndërtesë 2 katëshe (2010-03-11 10:31:31)
- Rama takon zv/presidentin e parë të PE, Pittella: Qeveria të pranojë hetimin (2010-03-11 12:50:35)
- Berisha nis turin në Elbasan: Do kemi rrjetin rrugor më modern (2010-03-11 12:50:35)
- Mbifaturimi, OSSH bën verifikimin e ankesave: Dëmi, 105 mln lekë (2010-03-11 12:46:23)
- Nisma e PS për hetimin, debate në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve (2010-03-11 11:44:07)
- Mustafaj: Berisha dhe Rama, njerëz që s’dinë të bëjnë politikë (2010-03-11 12:30:34)
- Kryediplomati Meta, sot viziton Beogradin (2010-03-11 11:25:18)
- Edit Harxhi: NATO, aleancë e suksesshme (2010-03-11 10:20:19)
- Pasqyra e shtypit, 11 Mars 2010 (2010-03-11 09:15:02)
- Shqipëria miqësore me Spanjën ? (2010-03-11 12:46:37)
- Berlin: Hapet panairi më i madh në botë për turizmin (2010-03-11 11:42:47)
- NJERËZIMI: Hëna ishte hapi “më i fundit” (2010-03-11 04:50:29)
- Quint-i nuk ka kërkuar ndryshime në qeveri (2010-03-11 04:03:45)