Qeveria e Kosovës ushtron pushtetin ekzekutiv në pajtim me Kushtetutën dhe me ligjin. Qeverinë e Kosovës e përbëjnë Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat.
Qeveria zbaton ligjet dhe aktet e tjera të miratuara nga Kuvendi i Kosovës dhe ushtron veprimtari tjera brenda përgjegjësive të përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj. Qeveria merr vendime në pajtim me këtë Kushtetutë dhe me ligje, propozon projektligje dhe amendamentimin e ligjeve ekzistuese e akteve të tjera, si dhe mund të japë mendimin rreth projektligjeve të cilat nuk janë të propozuara nga ajo.
Qeveria, për punën e vet, i përgjigjet Kuvendit të Kosovës. Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat mbajnë bashkëpërgjegjësinë për vendimet që merr Qeveria, dhe përgjegjësinë individuale për vendimet që marrin në fushat e përgjegjësive të tyre.
Qeveria ka këto kompetenca:
- propozon dhe zbaton politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit;
- mundëson zhvillimin ekonomik të vendit;
- propozon Kuvendit projektligje dhe akte të tjera;
- merr vendime dhe nxjerr akte juridike ose rregullore, të nevojshme për zbatimin e ligjeve;
- propozon Buxhetin e Republikës së Kosovës;
- udhëzon dhe mbikëqyr punën e organeve të administratës;
- udhëzon veprimtarinë dhe zhvillimin e shërbimeve publike;
- i propozon Presidentit të Republikës së Kosovës emërimet dhe shkarkimet për shefa të misioneve diplomatike të Kosovës;
- propozon amendamentimin e Kushtetutës;
- mund të referojë çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese;
- ushtron edhe funksione të tjera ekzekutive, të cilat nuk u janë caktuar organeve të tjera qendrore ose vendore.
Kryeministri ka këto kompetenca:
- përfaqëson dhe udhëheq Qeverinë;
- siguron që të gjitha Ministritë të veprojnë në pajtim me politikat qeveritare;
- siguron zbatimin e ligjeve dhe të politikave të përcaktuara të Qeverisë;
- ndërron anëtarët e Qeverisë, pa pëlqimin e Kuvendit;
- kryeson Këshillin e Sigurisë të Kosovës;
- emëron Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës;
- këshillohet me Presidentin e Republikës së Kosovës mbi çështjet e Inteligjencës;
- së bashku me Presidentin, emëron Drejtorin, Zëvendësdrejtorin dhe Inspektorin e
Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë; - këshillohet me Presidentin për zbatimin e politikës së jashtme të vendit;
- kryen edhe punë të tjera, të përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj.
Pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë.
Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit. Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre.
Ministritë dhe organet e tjera ekzekutive themelohen, sipas nevojës, për kryerjen e funksioneve brenda kompetencave të Qeverisë.
Në Qeveri do të jenë së paku një (1) Ministër nga komuniteti Serb dhe një (1) Ministër nga ndonjë komunitet tjetër jo shumicë në Kosovë. Nëse janë më shumë se dymbëdhjetë ministra,
Qeveria do të ketë edhe një ministër të tretë, i cili përfaqëson një nga komunitetet jo shumicë në Kosovë. Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat e Qeverisë mund të zgjidhen nga deputetë të Kuvendit të Kosovës ose nga persona të kualifikuar, që nuk janë deputetë të Kuvendit.
Z. Hashim Thaqi është kryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ai u zgjodh kryeministër i Qeverisë së Kosovës më 9 janar 2008 dhe më 17 shkurt 2008 në Kuvendin e Kosovës shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.
U dekorua me çmimin ndërkombëtarë “Ambasador i Paqes” që iu nda nga Federata Universale e Paqes.
- Hajredin Kuçi
- Ramë Manaj
Ekziston një numër i konsiderueshëm i zyrave në kuadër të zyrës së Kryeministrit që luajnë një rol të rëndësishëm në funksionimin e tij:
- Sekretariati Koordinues i Qeverisë
- Zyra për siguri publike
- Zyra për Shërbimet e Ndihmës Juridike
- Zyra për komunikim publik
- Zyra administrative
- Zyra për Menaxhimin dhe Administrimin e Gazetës Zyrtare
- Zyra për Qeverisje të Mirë
- Zyra për Buxhet dhe Financa
- Zyra e Prokurimit
- Zyra për Koordinimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Dialogut Rajonal (ZKBNDR)
- Zyra e arkivit të ZKM-së
- Bajram Rexhepi
- Ramush Haradinaj
- Bajram Kosumi
- Agim Çeku
- PS mbledh Grupin Parlamentar, vendoset për seancën e së enjtes (2010-03-10 16:51:35)
- Kriza ekonomike, Papandreu: Takimi me Obamën ishte pozitiv (2010-03-10 16:33:49)
- Për hir të veprave të mëdha (2010-03-10 15:28:26)
- Kërcënimi i komisionerit të PD, në Ruzhdie: “Do të vras, do të fus plumbin, pis, qen…” (2010-03-10 14:23:08)
- Verdikti i GJND-së për Kosovën shtyhet deri në gusht (2010-03-11 12:46:32)
- Mikola Azarov, kryeministër i ri i Ukrainës (2010-03-11 12:39:02)
- Papandreu: SHBA-të kanë mirëkuptim për pozicionin grek për emrin (2010-03-11 11:34:44)
- Ilir Meta sot e viziton Beogradin (2010-03-11 10:28:16)
- Faturimi i energjisë, OSSH pranon abuzimet (2010-03-11 12:41:07)
- Berisha: Së shpejti rruga Tiranë-Elbasan, por do kushtojë (2010-03-11 11:36:47)
- "Parashikohen tërmete në Kosove, por jo katastrofikë" (2010-03-11 10:35:07)
- Shkarje të dherave në Currila, shembet një ndërtesë 2 katëshe (2010-03-11 10:31:31)
- Rama takon zv/presidentin e parë të PE, Pittella: Qeveria të pranojë hetimin (2010-03-11 12:50:35)
- Berisha nis turin në Elbasan: Do kemi rrjetin rrugor më modern (2010-03-11 12:50:35)
- Mbifaturimi, OSSH bën verifikimin e ankesave: Dëmi, 105 mln lekë (2010-03-11 12:46:23)
- Nisma e PS për hetimin, debate në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve (2010-03-11 11:44:07)
- Mustafaj: Berisha dhe Rama, njerëz që s’dinë të bëjnë politikë (2010-03-11 12:30:34)
- Kryediplomati Meta, sot viziton Beogradin (2010-03-11 11:25:18)
- Edit Harxhi: NATO, aleancë e suksesshme (2010-03-11 10:20:19)
- Pasqyra e shtypit, 11 Mars 2010 (2010-03-11 09:15:02)
- Shqipëria miqësore me Spanjën ? (2010-03-11 12:46:37)
- Berlin: Hapet panairi më i madh në botë për turizmin (2010-03-11 11:42:47)
- NJERËZIMI: Hëna ishte hapi “më i fundit” (2010-03-11 04:50:29)
- Quint-i nuk ka kërkuar ndryshime në qeveri (2010-03-11 04:03:45)